Celebrities Showbiz

“Ka thyer rregullat”, çfarë u tha në zarfin e zi që erdhi në shtëpinë e “Big Brother VIP”!

Para disa javësh kanë hyrë plot pesë banorë të rinj në shtëpinë e “Big Brother VIP” të cilët ishin: koreografi i njohur Tan Brama, Xheisara këngëtare, Egzona Rafuna moderatore e njohur në Kosovë, koreografi Eltion Merja dhe tenisti shqiptar Arbër Sulstarova. Hyrjet e reja në shtëpi nuk kanë shkaktuar pak trazira apo ngacmime.

Ndërkohë Xheisara dhe Eltioni janë ata që janë eleminuar dhe nuk janë më pjesë e garës. Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e kaluar, sërish për thyerje rregullash nga konkurrentët. Këtë herë është bërë me dije se një konkurrent i ri ka futur informacion nga jashtë, duke penguar lojën dhe duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe emocionale të Beatrix.

Ky lajmërim bëri që banorët të mbesnin të habitur dhe të pyesnin veten se çfarë po ndodh. Teksa ata janë ende të paqartë, publiku jashtë po aludon se banori që ka sjellë informacione nga jashtë dhe ndikuar në gjendjen psikologjike dhe emocionale të Beatrix, është pikërisht Arbri.

 

Gjatë mbrëmjes së kaluar të prime si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Duket se kjo zgjedhje i ka pëlqyer shumë Ilirit, ku nuk nguroi që të shprehte mendimin e tij dhe se sa i ka pëlqyer kjo zgjedhje e mençur e Arbrit.

Bravo! Tregove shumë karakter. Jo kundrejt meje këtë herë, kundrejt publikut, kundrejt vetes… Për mua ishte vlerësim i dytë që të bëra si publik, jo si Iliri. Si Ilir unë e kish marrë përgjigjen që kur të futa në nominim. Isha 95% i sigurt që do të kishe reaguar ashtu.