Celebrities Showbiz

Ka vendosur përgjues në dhomën e saj të gjumit?! Babai i Britney Spears mohon akuzat në gjykatë!

Babai i Britney Spears, Jamie Spears ka thënë së fundmi se ai kurrë nuk vendosi një pajisje përgjimi në dhomën e gjumit të këngëtares. 69-vjeçari doli me ​​një deklaratë në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit, në lidhje me akuzat e bëra në një dokumentar të transmetuar vjeshtën e kaluar nga një ish-roje sigurie i këngëtares.

Roja, duke folur për “Presents: Controlling Britney Spears” të ‘New York Times’, pohoi se Jamie kishte regjistruar në mënyrë të fshehtë mbi 180 orë audio nga dhoma e gjumit e këngëtares dhe monitoroi telefonin e Britney, duke përfshirë mesazhe, telefonata dhe histori online. Lidhur me këto akuza Jamie u shpreh:

Unë jam i informuar për pretendimin se një pajisje dëgjimi ishte vendosur në dhomën e saj të gjumit si mbikëqyrje gjatë kujdestarisë. Ky pretendim është i rremë. Kurrë nuk kam kryer apo autorizuar ndonjë mbikëqyrje të dhomës së gjumit të Britney-t në asnjë moment, duke përfshirë edhe kohën e kujdestarisë. Unë nuk jam në dijeni të ndonjë vëzhgimi të tillë.

‘New York Times’ raportoi se Jaime përdori një aparat mbikëqyrje intensive në monitorimin e yllit të popit dhe iu shfaqën email, tekste dhe video nga zyrtari i sigurisë Alex Vlasov. Jamie kishte punësuar më parë firmën e Vlasovit Black “Box Security” si mbrojtje për vajzën e tij në kohën e kujdestarisë të saj. Avokati i Britney, Mathew Rosengart në fillim të këtij viti punoi me Sherine Ebadi, një ish-agjente speciale e FBI-së, për të hetuar pretendimet e bëra nga dokumentari.

Në një deklaratë të rishikuar Ebadi tha se ajo kishte informuar dhe intervistuar personalisht Vlasov dhe e përshkroi atë si shumë të besueshëm në deklaratat e tij. Ebadi tha se ajo arriti në përfundimin se Jamie u përfshi dhe i udhëzoi të tjerët të përfshiheshin në shkelje të privatësisë së Britney-t dhe lirive civile.

Britney Spears dhe i dashuri i saj 28-vjeçar kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre pak javë më parë. Sam Asghari ka folur së fundmi për martesën me yllin e pop-it. Në një intervistë për ‘Good Morning America’, aktori foli për mënyrën se si ai dhe Spears po e shijojnë të qenit burrë e grua, duke zbuluar se ende nuk është mësuar me këtë status të ri.