Art & Kulturë

Kadare, kandidat për “Man Booker”

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është sërish në listën e kandidatëve për çmimin e madh Man Booker. Prestigjozja “The Guardian”, bëri publike sot listën e 13 romaneve, nga 11 gjuhë të ndryshme, që janë kandidatë për çmimin e madh. Shkrimtari shqiptar është klasifikuar me veprën “The Traitor’s Niche” nën përkthimin e John Hodgson. “Librat që dominojnë këtë listë vijnë nga vende si Kina, Izraeli, Shqipëria dhe Argjentina”, shkruan gazeta e njohur. Çmimi prej £50,000, do të ndahet mes autorit dhe përkthyesit të veprës në gjuhën angleze.