Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet Lifestyle

Kafe, cigare dhe…! Çfarë kanë konsumuar më shumë shqiptarët, gjatë 9 mujorit të fundit?!

Qytetarët shqiptarë duket se kanë rritur ndjeshëm konsumin e kafes, cigares, birrës dhe karburantit. Të dhënat më të fundit të doganave, tregojnë një rritje të ndjeshme të importit të mallrave të akcizës gjatë 9 mujorit të parë të vitit.

Ndikim të rëndësishëm ka dhënë hapja e ekonomisë gjatë këtij vitit, pas masave drastike ndaj bizneseve dhe kryesisht bareve e restoranteve gjatë vitit të kaluar, sezoni turistik, si dhe ardhja e emigrantëve apo turistëve të huaj, për shkak se vendi ynë nuk aplikoi masa kufizuese anticovid. Kështu, janë importuar 6623 ton kafe, shifër kjo dukshëm më e lartë se e vitit të kaluar, por edhe e vitit 2019.

Ndërkaq, janë importuar mbi 38 milionë litra birrë, duke vendosur rekord në 5 vitet e fundit sa i takon konsumit të këtij produkti. Qytetarët shqiptarë duket se me rihapjen e ekonomisë, rrjedhimisht edhe të bareve, kanë rritur ndjeshëm konsumin e cigareve, ku në 9 muaj janë importuar 2145 ton. Sa i takon importit të karburantit, regjistrohet sasia më e lartë  në 5 vitet e fundit, në  mbi 461 mijë ton.

Karburantet dhe cigaret mbajnë edhe vendet e para në renditjen e të ardhurave të doganave sipas mallrave kryesore. Karburantet përbëjnë 24.1% të të ardhurave, me vlerë prej 30 miliardë lekësh, ndjekur nga cigaret me 13.2 për qind dhe të ardhura në 17.9 miliardë lekë për Janar-Shtator 2021.