Botë e Çuditshme

Kaliforni, ndalohet me ligj keqtrajtimi i derrave në thertore!

Së fundmi, Gjykata e Lartë e SHBA-ve vendosi në favor të Kalifornisë, e cila kishte miratuar një ligj që synonte minimizimin e vuajtjes së kafshëve në fermat e derrave, por zemëroi prodhuesit e proshutës dhe mishrave të tjerë. “Megjithëse Kushtetuta rregullon shumë çështje të rëndësishme, ne nuk mund të ndërhyjmë në llojin e bërxollës së derrit që lejohet të shitet në Kaliforni,”- theksoi gjyqtari Neil Gorsuch.

Vendimi i Gjykatës së Lartë u mor pasi u bënë shumë përshkrime të hapësirës së jetesës së derrave dhe pas një nisme popullore e cila çoi në një referendum, u miratua një ligj në vitin 2018 në shtetin e Kalifornisë. Ligji ndalon shitjen në këtë shtet të mishit të derrit nga derrat e rritur në hapësira shumë të kufizuara. Industria e derrit paditi, Kaliforninë duke akuzuar se po përpiqej të impononte vlerat e saj në shtete të tjera.

Kalifornia prodhon vetëm një pjesë shumë të vogël të mishit të derrit të konsumuar nga afro 50 milionë banorët e saj. Përfaqësuesit e industrisë argumentuan se me këtë ligj do të rriteshin kostot e prodhimit dhe për rrjedhojë do të rriteshin çmimet e salsiçeve, mishit të pjekur dhe mëlçisë së peshkut. Por kryesisht, ligji shkel Kushtetutën e SHBA, e cila ndalon çdo shtet të miratojë ligje që prekin transaksionet tregtare midis tyre. Çështja shkoi në Gjykatën e Lartë, e cila hodhi poshtë argumentet e industrisë së derrit.