Aktualitet

Kalo: Kujdes nga gripi veror; i ngjashëm me mutacionin Delta

Mjeku i njohur Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve që kanë simptoma të variantit Delta të vetizolohen. Sipas tij, në Shqipëri mund të ketë persona të infektuar me këtë mutacion të koronavirusit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, mjeku  epidemiolog shprehet se ky virus ka të njëjtat simptoma me atë që njihet si gipi i verës duke nisur nga temperatura, dhimbja e kokës, dhimbje muskujsh për pa çrregullime të shijes dhe nuhatjes.

“Kohë kovidiane…..24.07.2021…..Fundjavë të bardhë, të paqtë dhe shplodhëse miq, të afërt, kolegë dhe bashkëkombas…..RIKUJTESË për pushuesit në brigjet e Adriatikut, të Jonit dhe jo vetëm……”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore është një virozë, e cila ka shënja klinike pothuajse plotësisht të njejta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarre, POR pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes (të cilat fatmirësisht janë më pak të shpeshta si në të vaksinuarit po ashtu edhe në ata të prekurit nga Covid-19 i variantit “Delta” të infeksionit prej virusit Sars-Cov2), dhe me “test të shpejtë” ose “PCR-real time” për Sars-Cov2 NEGATIV…..

Në mesin e të sëmurëve me shenjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vënde ku ky virus është mjaft i përhapur si Britania e Madhe, Francë, Itali, Hollandë, Greqi, Spanjë, Gjermani, etj….