Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“Kam kërcyer më mirë se Sara dhe Megi…”/Deborah Keçi jep mendimin e saj për performancat në “DWTS”!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e veçantë sepse të gjithë yjet e “Dancing With The Stars” janë mbledhur së bashku për të diskutuar rreth 13 javëve mjaft intesive dhe shumë të bukura që kanë kaluar. Krahë yjeve dhe jurisë kanë qenë edhe Fatma Haxhialiu, Blendi Salaj dhe Jonida Aliçkolli.  A ka mbetur ende diçka për t’u diskutuar para finales së madhe? A janë gati të gjithë për finalen e madhe dhe të shumëpritur të këtij edicioni?

Në fillim u diskutua se si ka qenë java e parë e gjysmëfinalistëve dhe më pas u ndalën tek puthja e Elhaidës dhe Ledianit. Pas sqarimeve në lidhje me komentet e jurisë dhe mendimit të finalistëve ka ardhur radha e yjeve të tjerë që të sqarojnë se çfarë nuk u ka pëlqyer apo edhe me çfarë nuk janë dakord në lidhje me jurinë gjatë javëve kur ata kanë performuar. Në lidhje me performancën dhe rrugëtimin e saj gjatë spektaklit, Deborah Keçi u shpreh se:

Unë jam njeri kompetitiv dhe duke qenë pjesë e botës së sportit, dihet shumë mirë që unë futem për të fituar dhe gjërat që marr përsipër të bëj ose kur futem për të garuar dua të jap maksimumin dhe i kam vënë një ‘target’ vetes cilido qoftë ky. Qartazi në këtë konkurs ‘targeti’ nuk ishte as gjysmëfinalja as fitorja etj. Por edhe unë kisha një ‘target’ me veten time. Ajo çfarë mua më ndodhi, ndoshta më ka mërzitur për momentin por kur kthej kokën pas kuptoj që gjërat kanë kaluar dhe ndoshta është ajo mërzitja e momentit, një gjë momentale që ndoshta edhe e ekzagjeruar me një koment më shumë. 

Por më pas ka theksuar se:

Unë kam kërcyer më shumë se disa personazhe këtu. Besoj se kam kërcyer më shumë se Arbri, në qoftë se flasim për anë teknike  të kërcimit besoj që kam kërcyer edhe më mirë se Sara dhe se Megi dhe kam bërë performanca më të vështira pastaj publiku është diçka tjetër që unë nuk i futem fare në pjesë. Gjithsecili ka mendimin e tij dhe unë mendimin tim po them. Besoj që kam kërcyer më shumë pastaj se si i ka ardhur jurisë apo publikut është një gjë komplet tjetër.