Celebrities Gossip Showbiz

“Kam qenë nervoz me të”, Dj DAGZ i shpreh Einxhel revoltën me Donaldin!

Mbrëmjen e spektaklit të para disa netëve në “Big Brother VIP” ndodhi një debat midis Einxhel dhe Donaldit i cili agravoi shumë. Shkaku duket se ishte një situatë e ndodhur që nga jashtë mes dyshes, por që as njëri as tjetri nuk e kishte zbuluar shkakun e vërtetë, apo versionin e tyre të historisë, duke e lënë gjithnjë pezull si diskutim. Kjo deri atë mbrëmje.

Gjithçka nisi nga një klip ku Einxhel u shpreh se Donaldi dhe Romeo janë bërë të famshëm vetëm prej ish-të dashurave të tyre. Më pas Donaldi tregoi se Einxhel nuk ishte aspak korrekte në punë gjatë kohës që bashkëpunonin. Einxhel tregoi se gjatë kohës që kishte punuar me Donaldin dhe vëllain e tij, Romeon, ata nuk ishin treguar korrektë në punë, duke e lënë të presë më orë të tëra, e duke mos e paguar.

Më vonë pas spektaklit live, një tjetër debat me tone mjaft të ashpra ndodhi sërish mes tyre, ku madje Einxhel u shpreh se Donaldi duhet ta fitojë çmimin e madh që të paguajë borxhet që ju ka njerëzve.

E gjitha kjo situatë kishte shkaktuar aq shumë tensione mes dyshes sa madje ata nuk qëndronin në të njëjtin vend bashkë edhe pse bashkëjetojnë dhe nuk flisnin fare. E duket se kjo situatë ka revoltuar dhe DAGZ, i cili është njëkohësisht dhe partneri i Einxhel. Në kohën kur ky i fundit ka qenë banor në ‘BBV’ ka patur gjithashtu një marrëdhënie shumë të mirë me Donaldin.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ku ishte vendosur që disa prej ish-banorët të ktheheshin në shtëpi dhe të darkonin së bashku, DAGZ foli me Einxhel duke i shprehur revoltën ndaj Donaldit dhe se çfarë i kishte thënë aktorit duke i kërkuar atij të bëjë kujdes dhe mos ta ngacmojë më Einxhel.