Celebrities Gossip Showbiz

“Kam vendosur të ta jap…”, Luizi i bën premtimin ekstrem Kiarës!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në një bisedë të zhvilluar ditën e sotme mes Luizit dhe Kiarës në dhomën e ndenjes duket se janë bërë premtime të mëdha.  Luizi ka thënë se mendon se çifti do të jetë në finale teksa ai dëshiron që t’ja jap çmimin e madh të dashurës së tij sepse për të Kiara e meriton.

Luizi: Tani unë dhe ti jemi në finale, që të dy dhe e fiton ti

Kiara: Ç’pate Lui?

Luizi: Kam vendosur me ta dhënë ty, sepse të dua shumë për Zotin. E meriton

Kiara: Po ik o Lui, ik

 

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mbrëmjen e kaluar, vajzat u mbledhën në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni. Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim. Ishte Dea Mishel ajo që u përgjigj lidhur me një këngëtar shumë të dashur.