Celebrities Gossip Showbiz

‘Kamera e fshehtë’ e Rudina Dembacaj për Markun është sa ‘funny’ aq edhe romantike!

udina Dembacaj njihet si një nga ato personazhe publike pa komplekse dhe që gjithmonë shprehin atë që mendojnë pa filtra. Aktorja nuk ngurron të ndaj momente nga jeta e saj personale gjithmonë dhe të përgjigjet ‘pa filtra’.

Shpesh, bukuroshja bën biseda ‘online’ me ndjekësit e saj në Instagram për të shuar kuriozitete që ata mund të kenë, por postimet më të fundit nuk kanë të bëjnë me një të tillë, por me një filmim të fshehtë që Rudina i ka bërë partnerit të saj, Mark Frroku. Teksa mban telefonin duke xhiruar në dorë, aktorja puth Markun i cili pasi e kupton e pyet nëse po filmon. Më pas, bukuroshja e pyet nëse e do atë, ai i shmanget pyetjes pasi e kupton se Rudina ka telefonin ndezur. Teksa qesh, kjo e fundit i kërkon që ta pranojë se e do para njerëzve dhe ish-deputeti nuk e kursen një përgjigje shumë romantike: “Të dua, të dua”.

Kur dëshiron aktorja të bëhet mama sërish dhe a është në planet e saj? Për këtë pyetje nuk ka munguar një përgjigje shumë e sinqertë si vetë ajo.

Me datë 1 tetor të vitit të kaluar, aktorja e njohur dhe shumë e pëlqyer nga publiku Rudina Dembacaj zhvilloi ceremoninë e shumëpritur të dasmës së saj. Bukuroshja u martua me ish-deputetin Mark Frroku. Kujtojmë se vetë ajo vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me anë të një postimi në rrjetin social Instagram në vitin 2020.