Sport

Kampionati, klubet e futbollit mblidhen ditën e hënë për të vendosur

Kampionati shqiptar i Futbollit me shumë gjasë nis javën e ardhshme. Të hënën, drejtuesit e klubeve, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka do të realizojnë një mbledhje nga ku do të marrin vendimin nëse do të nisin apo jo kampionatin.

Nëse vendimi është pozitiv, të premten mund të luhet sfida hapëse mes Tiranës dhe Kukësit. Zoti Fidel Ylli, i vendosuri nga qeveria për të biseduar me klubet, së bashku me tre presidentët, Gazmend Demi, Refik Halili, por gjithashtu dhe Koço Kokëdhima nuk kanë arritur një akord mes tyre për nisjen e kampionatit pasi të plotësoheshin pikat, megjithatë është shumë vonë, pasi drejtuesit e klubeve nuk do vijojnë të presin dhe kampionati me shumë gjasa nis fundjavën e ardhshme.