Gossip Pardon My French

Kanë fjetur së bashku? Erioni dhe Mikela na rrëfejnë më shumë për lidhjen e tyre…

Një tjetër dyshe vendosi të vazhdojnë dashurinë e tyre jashtë programit, larg syrit të kamerave apo jetës publike. Bëhet fjalë për Mikelën dhe Erionin që prej kohësh kishin treguar se dëshironin të dilnin bashkë nga ‘Për’Puthen’.

E teksa dalja së bashku si çift nga emisioni i komentua mjaft, ditën e sotme dyshja ishin të ftuar në ‘Pardon My French’ për të na rrëfyer më shumë se si po ecën lidhja mes tyre.

Fillimisht, Erioni dhe Mikela na treguan se si lindi pëlqimi mes tyre dhe takimet e para.

Mikela: Fillimet kanë qenë shumë të bukura, vazhdimi një turbulencë dhe fundi shumë i bukur.

Erioni: Turbulencat ishin pjesë e rrugëtimit të gjatë që ne kishim. Ndodhën disa gjëra të këndshme e disa të pakëndshme. Kuptova që pëlqimi ndaj Mikelës është i madh që prej momentit të parë kur e kam parë, që te audicionet. Unë shkova te audicionet dhe më duhej të permendja emrat e vajzave që më pëlqenin, aty hyn Mikela në ambientet e ‘Top Channel’, u ul dhe bëmë një takim 4 minutsh.

E duke kaluar pak te pjesa më private, a kanë kaluar momente intime së bashku dhe janë aktualisht duke bashkëjetuar dyshja?

Mikela: Unë e shpreh më shumë, por mendoj që Erioni më do më shumë.

Erionu: Unë ndihem perfekt me të. Po ajo është (qesh)… E dimë vetëm unë, Mikela dhe Koko. Sa herë qe jemi bashkë në po të njëjtin vend bashkëjetojmë.

Mikela: Kur është këtu bashkëjetojmë, kur është në Prizren përpiqem të iki unë te ai.

Cila ka qenë sakrifica më e madhe që ka bërë dyshja për njëri- tjetrin?

Erioni: Kemi qenë sa në Tiranë sa në Prizren. Para pak ditësh isha në Prizren, Mikela e kuptoi që isha i mërzitur dhe vetëm kur pashë që më erdhi pas 3 orësh në Prizren. Unë për Mikelën lashë jetën time pauzë, jam shumë i lumtur për atë zgjedhje. Tani i jam kthyer jetës time me Mikelën në krah.

E për sa i përket këngës së famshme që u diskutua aq shumë në rrjet, Mikela na përgjigjet si është e vërteta që ajo e dinte më parë.

Mikela: Ma këndonte me pjesë para se ta publikonte nga pak dhe mua më ishte fiksuar. Sa herë e kemi lutur vetëm që ta hedhi këngën se më thonte është për ty, mbaje ti dhe në fund e hodhi vetëm me tekst.

Për sa i përket të ardhmes në çift, a do ta shohim dyshen të hedhin një hap më tej në lidhjen e tyre. Po për sa i përket jetës personale?

Erioni: Është një pyetje që ma prish komplet humorin.

Mikela: Erioni është tip surprizash, pse ti marr të gjitha në një vit. Unë kam mbaruar për gazetari dhe e adhuroj televizionin, pse jo do ta mirëprisja krahhapur.

Erioni: Unë kam pjesën e muzikës që kam marrë një ‘feedback’ pozitiv. Kënga ka marrë rreth 250 mijë klikime. Muzika gjithmonë ka qenë ëndërr për mua.