Celebrities Gossip Music Showbiz

Kanye West ka rezerva për John Legend dhe Big Sean dhe arsyeja është…

Së fundmi Kanye West ka qenë i ftuar në podcast-in e ‘TV Revolt’, Drink Champs. Në një bisedë të gjatë për më shumë se dy orë, reperi i njohur ka adresuar edhe disa komente në drejtim të John Legend dhe Big Sean. 44-vjeçari u tha drejtuesve të emisionit N.O.R.E. dhe DJ EFN ai nuk ‘krahasohet’ me asnjërin prej artistëve. Gjithçka filloi kur Kanye u pyet se kë do të zgjidhte mes Big Sean apo reperit Pusha T.

Babai i katër fëmijëve shfrytëzoi rastin për të shprehur disa mendime jo vetëm për Big Sean, por edhe për kantautorin e njohur John Legend. Së pari, themeluesi i ‘Yeezy’ u shpreh se:

Unë tashmë kam vendosur që kur të vdes, në gurin tim të varrit do të shkruhet: “Unë e meritoj të jem këtu, pasi kam nënshkruar një kontratë me Big Sean.

Të pranishmit nuk e kuptuan plotësisht se çfarë mesazhi donte që të përcillte Ye, por vetë ai vazhdoi të shpjegonte arsyen.

 Unë po them se gjëja më e keqe që kam bërë ndonjëherë ishte kontrata me Big Sean.

Ai i referohej marrëveshjes së reperit të Detroit me label-in e tij muzikor ‘G.O.O.D. Music’, ku së fundi edhe kontrata ka përfunduar. Gjithashtu edhe John Legend dikur ka qenë pjesë e ‘G.O.O.D.’ . Nërkohë që ai vazhdonte të shpjegonte zhgënjimet e tij, ish-bashkëshorti i Kim Kardashian vuri në dukje edhe disa fakte.

Unë ndryshova familjen e këtij njeriu dhe si John Legend ashtu edhe Big Sean, kur kam kandiduar për postin, u mësuan shpejt nga demokratët për t’iu përgjigjur mikut të tyre që në fakt ua ndryshoi jetën. Unë nuk shqetësohem nga asnjëri prej tyre dhe kam nevojë për falje.

John dhe Kanye dikur ishin miq të ngushtë, duke shkuar shpesh në takime të përbashkëta edhe me gratë e tyre, përkatësisht Chrissy Teigen dhe Kim Kardashian.

Couple friends: John and Kanye used to be close friends, often going on double dates with their wives Chrissy Teigen and Kim Kardashian, respectively

Një tjetër temë që preku Kanye ishte marrëdhënia e tij me Kim Kardashian, për të cilën ai theksoi se ajo është ‘ende’ gruaja e tij. Producenti tha se ai nuk ishte i divorcuar nga themeluesja e ‘SKIMS’ dhe shtoi se ai nuk i ka parë ende dokumentet e divorcit. Ai vijoi të tregonte se:

Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë.