Showbiz

Kanye West merr votën e parë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Votimet në SHBA kanë filluar, dhe kushdo që ka dhënë verdiktin ka bërë hapin e rradhës, ka postuar në rrjetet sociale votën e tij, e cila për çudi ka shkuar për Kanye West.

Rreperi dhe producenti, i famshëm ka publikuar në Twitter një foto të një personi që e ka votuar për të qenë pjesë e presidencës në këto zgjedhje. Vota është hedhur në shtetin e Kalifornisë ku West është kandidat për Zv.President i Partisë Amerikane të Pavarur.

Lëvizja ka ardhur nga stafi i partisë, sepse sipas ligjit zgjedhor në këtë shtet partia mund të zgjedhë cilët nominon si kandidatë të saj. Kanye West nuk ishte aspak në dijeni të lajmit por e përkrahu në rrjete sociale.

Zërat qarkullojnë se kandidimi i tij për president është një strategji e Donald Trump për të eliminuar disa vota nga elektorati me ngjyrë drejt Biden.