Celebrities Gossip Showbiz

Kanye West nuk ndalet vetëm me albumin, reperi hap një shkollë të re në nder të nënës së tij!

Reperi i njohur Kanye West… epo tani nuk është më Kanye West. Harrojeni si e keni quajtur më përpara, pasi tani ai zyrtarisht njihet si Ye. Reperi e dërgoi kërkesën një gjykatësi që ligjërisht të ndryshojë emrin e tij para festës së tretë të albumit ‘Donda’, që në muajin gusht. Ai paraqiti një kërkesë për të ndryshuar emrin e tij nga Kanye Omari West në “Ye”. Kanye deklaroi në dosje se dëshiron të bëjë këtë ndryshim për “arsye personale”.

Së fundmi thuhet se Kanye po hap një shkollë të re të cilës do t’i vendosë emrin e mamasë së tij, Donda. Shkolla do të quhet “Donda Academy” dhe do të jetë një ndërthurje mes besimit dhe basketbollit. Akademia e re do të hapet në Kaliforninë Jugore, madje është rënë dakord që në këtë shkollë të transferohen disa prej basketbollistëve më të vlerësuar të shkollave të mesme në SHBA.

Për më tepër, Akademia Donda ka planifikuar edhe ndeshjen e parë të basketbollit të djemve The Battle në Dallas më 12 nëntor në Coppell High. Rikujtojmë, se Halloween është shumë pranë dhe duket se West gjendet vërtet afër atmosferës së veçantë festive. Pasi Kanye u pa i veshur me një variatet maskash të pazakonta gjatë paraqitjeve publike, reperi zbuloi stilin e tij të ri të flokëve.

44-vjeçari njihet tashmë që i mban fansat e përfshirë dhe i lë ata të lirë të hamendësojnë gjithçka rreth tij dhe pikërisht kjo gjë ka ndodhur disa ditë më parë. Pasi performoi në një dasëm në Venecia të Italisë, teksa mbante një maskë në të gjithë fytyrën ditën e shtunë, Kanye u fotografua afër aeroportit të Venecias ditën pasuese në një maskë tjetër, e cila dukej e frikshme dhe e çuditshme.