Showbiz

Kanye West zbulon se si Drake ka kërcënuar familjen e tij

Reperi famëkeq Kanye West ka rinisur postimet e vrullshme në Twitter por këtë herë kundrejt kolegut të tij Kanye West.

Ylli i hitit “I Love It” ka akuzuar Drake për kërcënim dhe se që sot e tutje ai duhet të bëjë kujdes me fjalët që i drejton familjes së West.

“Drake më telefonoi për të më kërcënuar. Pra nëse më ndodh gjë mua apo familjes time, Drake do të jetë i dyshuari i parë, prandaj mjaft bëre të fortin” ,-shkruan Kanye në postimet e tij të njëpasnjëshme.

Lufta mes dy reperave nisi verën që lamë pas kur Drake zbuloi nëpërmjet këngës së tij “In My Feelings” se e famshmja Kiki është në fakt Kim Kardashian.