Celebrities Gossip Showbiz

Kanye “zhduk” nga rrjetet sociale motrat Kardashian, përfshirë dhe Kim!

Para pak ditësh, reperi Kanye West festoi ditëlindjen e tij dhe si një pjesëtar i familjes prej vitesh dhe babai i fëmijëve të Kim, ai mori urime publike nga motrat.

Kim madje nuk bëri thjesht një urim, por deklaroi se do ta dojë atë përjetë.

Gjithashtu dhe Khloe uroi publikisht Kanye-n, ish- kunatin e saj duke e cilësuar si një vëlla. 

Por, ajo që ka bërë shumë  përshtypje është veprimi i Kanye ndaj motrave. Ai ka hequr nga rrjeti i tij social, Twitter të gjitha motrat Kardashian, madje dhe Kim.

Nuk dihet ende, se për çfarë arsye reperi nuk i ndjek më ato në Twitter, por ky gjest i tij pas urimeve të motrave na bëri me të vërtetë habi.

Ndërkohë, kujtojmë se Kanye menjëherë pas divorcit ka nisur një lidhje të re me supermodelen Irina Shayk.