Fabio Kapelo “duartrokiti” Italinë pas fitores 1-3 ndaj Francës në Ligën e Kombeve.
“Lojtarët e panë veten të lirë, jo të vendosur në shina siç kishte ndodhur në Gjermani. Ne pamë një lloj tjetër shpirti dhe vullneti. Skuadra axurre ishte e hutuar në Gjermani, shumë fjalë dhe aspak punë”,-analizoi Kapelo.
Sipas Kapelos, kjo ndeshje tregoi vështirësitë e Francës në mbrojtje. Tekniku që tashmë punon si analist sportiv shtoi gjithshtu se te Franca, Mbape luajti jashtë roli.