Aktualitet

Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit/ E treta herë në konteinerët e të njëjtës kompani!

Policia në Portin e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 7. 25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Kjo është e 3-ta herë që kompanisë ”Alba Exotic Fruits” i gjendet kokainë brenda një kohe të shkurtër.

Policia thotë se po vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike. Hera e parë që u kap kokainë në konteinerët e kësaj kompanie ishte më 13 korrik, e dyta më 23 korrik dhe tashmë më 29 korrik.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie  lëndë narkotike kokainë

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.