Health & Beauty Lifestyle

Kapur, lëshuar apo…/Flokët tuaj këtë verë kanë nevojë vetëm për dy aksesorë!

Me ardhjen e verës natyrisht edhe gardëroba juaj ndryshon duke nisur nga veshjet, make-up-i, madje edhe flokët. Ne verë vapa është një faktor që përcakton stilin tonë dhe thuajse çdo ditë kemi stresin se si do t’i mbajmë flokët, të kapur apo lëshuar. Sigurisht që çdo veshje duhet përshtatur me modelin e flokëve.

Mirëpo, ekzistojnë disa truke në mëmyrë që flokët tuaj të duken sa më thjeshtë dhe fine. Shamia dhe fjongot janë artikujt që shumë lehtë mund të bëjnë një veshje elegante dhe në të njëjtën kohë të bëjnë një flokë të thjeshtë të duket shumë bukur. Me printe dhe ngjyra të theksuara, pikturë njëngjyrëshe ose jo, gjeni të preferuarin tuaj dhe përshtateni me flokun tuaj që do t’ju bëjë të dukeni bukur në verë.

Tendencat gjithmonë rikthehen dhe në sezonet e fundit kemi parë shumë aksesorë dhe stile veshjesh të kthehen nga dekadat e kaluara. Kësaj here do të ndalemi te flokët, ku na e ka marrë mendjen një kapëse që mund t’ua kemi parë shumë vite më parë mamave tonë. Është kapësja e njohur në TikTok si “banana clip”. Me këtë hashtag ka 118 milionë rezultate në TikTok, shumica prej tyre na japin ide të ndryshme se si mund t’i kapim flokët. Është shumë e thjeshtë dhe kushdo mund ta bëjë në shtëpi.

Ndërkaq, ne të gjithë duam flokë të trashë dhe të shkëlqyeshëm, por nga stresi te post-shtatzania te ndryshimet në dietën tonë, rënia e flokëve ndodh për shumë arsye dhe është shumë më e zakonshme nga sa mund të mendoni. Pra, nuk duhet të jetë për t’u habitur që kur një i ashtuquajtur ‘vaji mrekulli për rritjen e flokëve’ fillon të përhapet në mediat sociale dhe interneti shpërthen nga kërkesat e mëdha për këtë produkt. Me mbi 15 milionë shikime në TikTok, #rosemaryhairgrowthoil tashmë është bërë zyrtarisht viral falë një produkti mrekullibërës nga marka organike e kujdesit të flokëve ‘Mielle’.