Celebrities Gossip Showbiz

Kaq ishte pritja! Tuna do të rikthehet në muzikë…

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Jo vetëm për bashkëpunimin me Dafina Zeqirin me të cilën u ribashkua pas kaq shumë vitesh, por edhe për pjesëmarrjen e saj në organizatën zviceriane të bamirësisë ‘For Children Smile’.

Pas ‘rikthimit’, Tuna ka qenë shumë aktive edhe në rrjete sociale ku nuk kanë munguar edhe postimet e saj që shpesh kanë bërë bujë. Mirëpo, mesa duket pritja mbaroi dhe do të kemi mundësi të shohim rikthimin e Tunës edhe në muzikë. Këtë na e ka bërë me dije vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjete sociale, ku teksa ka postuar një video në një studio muzikore, krahas ka shkruar:

Gjejeni pak kush është rithyer

Kur të gjithë mendonin se mes Tunës dhe Patrisit kishte marrë fund, erdhi e papritura se ata të dy u bënë prindër në maj të vitit të kaluar. Çifti u bënë sërish prindër të një djali të cilin e quajtën Zen, i cili është fëmija i dytë i tyre pas Tianit.

Mirëpo, duket se ribashkimi mes dyshes ka zgjatur shumë pak pasi burime për Panorama kanë treguar se ata nuk janë më bashkë. Këtë gjë e përforcon dhe fakti se dy artistët nuk ndiqen më në rrjete sociale. Në një kohë ku rrjetet sociale janë kaq të rëndësishme është lehtë e kuptueshme se si janë marrëdhëniet mes njerëzve, e duket se mes Patrisit dhe Tunës rrugët janë ndarë sërish dhe nuk dihet nëse do të ketë më një rikthim.

Edhe pse dyshen do ta lidhë gjithmonë dy fëmijët e tyre, Tian dhe Zen.