Celebrities Gossip Showbiz

Karantinë si të Julia Roberts paçim të gjithë!

Julia Roberts ka mbërritur në Sydney përpara xhirimeve të filmit të saj të ri të komedisë romantike me George Clooney në Queensland. 53-vjeçarja u ul në Harbour me një avion privat të shtunën. Ajo doli me kujdes nga avioni me maskën e fytyrës, ndërsa mbante një qese plastike me një shishe ujë, një çantë shpine dhe një triko të lehtë.

Sa i përket karantinës së detyruar për COVID-19, Australia nuk bën përjashtime për askënd që hyn në vend. Dhe kur themi për askënd e kemi fjalën edhe për yje si Julia Roberts, e cila karantinën e saj në Sidnei po e kalon në një rezidencë që kushton 56.9 milionë dollarë, e që më herët ka qenë në pronësi nga Lachlan dhe Sarah Murdoch.

George Clooney, gjithashtu ndodhet në një tjetër vilë së bashku me gruan e tij, Amal dhe dy fëmijët e tyre për të zbatuar rregullin e karantinës. Ndërkaq, rezidenca ku po qëndron aktorja e “Pretty Woman” ka një sipërfaqe prej 4100 metrash katrorë dhe është listuar si një objekt i trashëgimisë kulturore.

Rikujtojmë, se “Ticket to Paradise” është komedia që Julia Roberts e Clooney po xhirojnë në kontinetin e largët, ndërsa xhirimet do të zgjasin dy muaj. Ylli i Hollywood-it kujtojmë se prej vitesh është e martuar me Daniel Moder. Dyshja e njohur u takuan së bashku në fillimet e vitit 2000 në xhirimet e filmit “The Mexican”, në kohën kur ai punonte si kineast. Çifti u martuan në Taos, Meksikë, më 4 korrik të vitit 2002 dhe së bashku kanë sjellë në jetë tre fëmijë.

Në vitin 2018, Roberts u pyet më shumë për të zbuluar disa nga detajet e jetës së saj private si dhe për dashurinë që ka për Moder. Aktorja e quajti atë një qenie njerëzore të mrekullueshme duke shtuar se argëtohen shumë së bashku. Julia është e njohur ndër të tjera për paraqitjet e saj në filmat si: “Notting Hill”, “The Pelican Brief”, “Mystic Pizza”, “Eat, Pray, Love”, etj.