Celebrities Film & Tv Gossip

Karriera iu “dogj”, u padit për vrasjen në sheshxhirim, tani edhe kjo e fundit na kishte mbetur pa dëgjuar për Baldwin!

Në intervistën e parë në televizion që nga tragjedia në sheshxhirim, aktori i njohur Alec Baldwin me lot në sy u shpreh se ai nuk e tërhoqi këmbëzën në armën që vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins, por tha se ajo doli në mënyrë të pashpjegueshme pasi ai e mori atë. 42-vjeçarja Hutchins u vra dhe regjisori Joel Souza u plagos kur arma që Baldwin mbante shpërtheu gjatë provave në një fermë jashtë Santa Fe, New Mexico në xhirimet e filmit “Rust”.

Së fundmi bëhet me dije se Baldwin disa ditë pas intervistës në ABC ka fshirë llogarinë e tij në Twitter. Që nga mbrëmja e djeshme, llogaria e aktorit @alecbaldwin nuk ekziston më në këtë platformë. Aktori e kishte përdorur atë llogari, e cila ekzistonte përpara se të ndodhnin të shtënat, për të bërë edhe përditësime rreth incidentit.

Kujtojmë që më 22 tetor, aktori postoi në Twitter këto fjalë:

Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolege e jona e admiruar. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi.

Mesa duket dhimbja e madhe akoma nuk ka kaluar. Bashkëshortja e aktorit të njohur, Hilaria Baldwin ka treguar së fundmi se akoma po reflektojnë për shkak të vitit të vështirë që po kalojnë. 37-vjeçarja ndau me të gjithë fansat një postim në rrjetin e saj social Instagram, duke shfaqur një video të vajzave të saj duke bërë blerje ushqimore gjatë Ditës së Falenderimeve e duke shkruar se:

Nuk e bëra një foto të gjithë familjes sime sot. Këtu është Carmen dhe Marilu duke kërcyer në supermarket. Unë dua t’ju them të gjithëve se sa mirënjohëse jam për ju. Ky ka qenë një nga vitet më sfidues. Unë e di për shumë, shumë prej nesh por unë do të flas vetëm nga përvoja personale tani. Ndonjëherë nuk mendoja se do t’ia dilja mbanë. Unë dua që ju të dini se sa shumë më keni ndihmuar në disa beteja mjaft të errëta. Të dish që ishe atje, një ngushëllim i tillë. Po, fëmijët e mi dhe burri im, familja ime dhe miqtë e mi të ngushtë kanë qenë të paçmuar por JU, unë nuk arrij ta shpreh këtë ballë për ballë, për shkak të natyrës së mediave sociale dhe sa larg jemi të gjithë ne. Unë dua shumë që ju ta dini dhe ta kuptoni se sa mirënjohëse jam çdo ditë për ju. Më mungojnë bisedat tona dhe rrjeti i sigurisë së komunitetit tonë. Shpresoj se një ditë do të kthehemi atje. Një gjë që më ka mësuar lufta është të them “të dua më shumë”. Kjo është ajo që ka të bëjë me gjithë këtë, për mendimin tim. Pra, ju dua shumë me gjithë shpirtin tim mirënjohës. Gëzuar ditën e mirënjohjes.