Bota

Kartëmonedhat Euro do të ri-dizajnohen në vitin 2024!

Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka bërë të ditur se kartëmonedhat euro do të kenë një pamje të re në vitin 2024, respektivisht ky do të jetë ri-dizajnimi i parë i tillë në më shumë se dy dekada.

Sipas njoftimi nga ECB-ja, një grup tematik këshillimor me një ekspert nga çdo vend i euro-zonës do të paraqesë një listë të ngushtë me pamje të reja në këshillin drejtues.

“Kartëmonedhat euro janë këtu për të qëndruar. Ato janë një simbol i qartë dhe i dukshëm që ne qëndrojmë së bashku në Evropë, veçanërisht në kohë krizash dhe ka akoma një kërkesë të fortë për to”, tha Christine Lagarde, presidentja e ECB-së.

Modelet aktuale të kartëmonedhave euro bazohen në një pamje të “moshës dhe stilit”, të përfaqësuara nga dritare, dyer dhe ura.

Lagarde tha se pamja e kartëmonedhave do të ri-shqyrtohet për t’i bërë ato më të lidhura me evropianët e të gjitha moshave dhe prejardhjeve.