Celebrities Film & Tv

Kasti i “Friends” shpreh pikëllimin për humbjen e mikut të tyre James Michael Tyler!

Aktori James Michael Tyler, i cili u bë i njohur për rolin e tij të Gunther në serialin ikonik “Friends”, ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare. Tyler mbylli sytë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, duke mos i mbijetuar kancerit të prostatës që iu diagnostikua në vitin 2018. Lajmin e bëri të ditur agjenti i tij Toni Benson.

Edhe kasti i serialit ka reagur lidhur me vdekjen e mikut dhe kolegut të tyre. Jennifer Aniston postoi një video nga vitet kur ata po xhironin “Friends”, bashkëngjitur me një foto të Tyler. Aktorja shkruan:

“Friends” nuk do të kishte qenë njësoj nëse nuk do të ishe ti. Faleminderit për të qeshurat që i ke sjellë serialit dhe jetëve tona. Do të na mungosh shumë. 

Courtney Cox, e njohur për rolin e saj të Monica, gjithashtu postoi një foto të mikut të saj në Instagram me fjalët:

Mirënjohja që ti përçoje dhe që tregoje çdo ditë në sheshxhirim, është e njëjtë me mirënjohjen që unë ndjej që të kam njohur ty. U prehsh në paqe James. 

Gjithashtu nuk kanë munguar as Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Lisa Kudrow shprehën pikëllimin e tyre në postimet e bëra për James Michael Tyler. Matt shkroi:

Kemi qeshur shumë miku im. Do të na mungosh shumë.

Lisa Kudrow shprehu mirënjohjen që miku i tyre u ka qendruar gjithmonë pranë.

Gjithashtu dhe Schwimmer e ka falenderuar James që luajti një rol kaq të mrekullueshëm dhe të paharrueshëm në serial dhe që ka qenë një njeri aq me zemër të madhe. Nga ana tjetër nuk ka ende asnjë reagim nga anëtari tjetër kryesor i kastit, Matthew Perry.

Tyler është shfaqur në role episodike, në disa serialë televizivë të viteve ‘90, para se të përzgjidhej si personazh sfondi në sezonin e parë të “Friends”, në vitin 1994. Gunther nuk ishte vetëm pronari i lokalit “Central Perk”, ku protagonistët mblidheshin çdo ditë, por gjithashtu dashuronte Rachel-in, që interpretohet nga Jennifer Aniston.