Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Sport

“Katar 2022″, fitojnë Spanja, Gjermania, Anglia, “ngec” Italia!

Humbjen me Suedinë në kualifikueset e botërorit 2022 Spanja e la menjëherë pas krahëve. La Roja arriti të marrë një fitore bindëse në shtëpi ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 4-0. Festivali i golave për skuadrën spanjolle u hap në minutën e 14 me Gaya.

11 minuta më vonë ishte Soler që gjeti golin për të besuarit e Luis Enriques duke çuar shifrat në 2-0. Pak minuta para fundit të pjesës së parë, Ferran Torres shënoi edhe golin e tretë për Spanjën, ndërkohë që llogaritë në rezultat u mbyllën në minutën e 63 kur Pablo Sarabia shënoi golin e katërt për të fiksuar fitoren 4-0 të La Rojas

Italia ngec në ndeshjen e saj ndaj Zvicrës që ishte pa Granit Xhakën të prekur nga COVID-19. Në Bazel skuadra kampione e Evropës nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0, megjithatë vendosi një rekord të ri me 36 ndeshje radhazi pa pësuar humbje.

Protagonisti absolut i ndeshjes u bë portieri Sommer që priti një penallti të Jorginhos, ndërkohë që më parë kishte ndalur edhe një sulm të Berardit. pas këtij barazimi, italia e sheh veten 4 pikë para Zvicrës, por me 2 ndeshje më shumë

Gjermania vë pikat mbi i dhe merr kryesimin e Grupit J pas fitores tenistike me Armeninë. Skuadra e Hansi Flick i mbylli llogaritë e sfidës që në pjesën e parë që e mbylli 4-0 me dy gola të Gnabry në minutat 6 dhe 15, një të Reus dhe një të Werner.

Në pjesën e dytë u shënua edhe goli i pestë me Hoffmanm ndërsa në minutat shtesë Adeyemi fiksoi shifrat 6-0 për skuadrën 4 herë kampione të botës

Anglia vijon rrugëtimin perfekt në kualifikueset e botërorit 2022. Tre Luanët që janë në një grup me kombëtaren shqiptare mundën Andorrën me rezultatin 4-0. Jesse Lingard hapi serinë e golave për nënkampionet e Evropës, ndërkohë që Kane dyfishoi shifrat në 2-0.

Lingard pak minuta pas këtij goli u bë sërish protagonist pasi e coi rezultatin në 3-0 duke realizuar një dygolësh personal, ndërkohë që pokerin e golave e plotësoi Saka 5 minuta nga fundi i ndeshjes. Pas kësaj ndeshjeje, Anglia kryeson Grupoin I me pikë të plota me 5 fitore në 5 sfida.

–TCH–