Sport

Katar 2022, Berhalter “i mërzitur” nga shpërfillja e Southgate-it!

Trajneri i kombëtares amerikane, Gregg Berhalter bëri shaka duke thënë se Gareth Southgate e ka shpërfillur atë në WhatsApp, sipas gazetës britanike “The Sun”. Sidoqoftë, ai tha se dëshiron t’i dërgojë një mesazh në fushë sonte, kur të dy ekipet do të përballen në grupin B.

Kam qenë gjithë kohës në WhatsApp dhe nuk kam parë që vijat të bëhen blu. Pra, nuk e di se çfarë po ndodh. Kemi bërë njëfarë pauze. Ne do ta rikuperojmë marrëdhënien tonë pasnesër.

Duhet të kujtojmë se Anglia ka fituar katër nga pesë takimet e fundit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse skuadrat barazuan në Kupën e Botës të vitit 2010 dhe Amerika mundi Tre Luanët në vitin 1950.

Amerikanët tani kanë një brez të talentuar yjesh të rinj, përfshirë Tyler Adams, 23 vjeç,  Christian Pulishiç, 24, Yunus Musah, i cili mbush 20 javën e ardhshme, Weston McKennie, 24 dhe Tim Weah, 22 vjeç. Ne nuk kemi arritur asgjë si grup në një skenë botërore. Kur flisni për Anglinë që vjen si e katërta në Kupën e Botës 2018 dhe më pas si e dyta në Euro 2020, kjo po që ka kuptim.

Surprizë e madhe ishte sot në Botërorin “Katar 2022”. Në Grupin B, Irani fitoi 2-0 ndaj Uellsit e tashmë i shton ekipit mundësitë për kualifikim, pasi ka tre pikë. Uells-Iran ishte e para përballje për sot në këtë ditë të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve. Kombëtarja ishullore kërkonte fitoren e parë pas barazimit 1-3 në start ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa Irani ia doli të reagonte pas humbjes së thellë 6-2 ndaj Anglisë.

Në Grupin A u luajt Katar-Senegal në Grupin A, takim që përfundoi në rezultatin 1-3, ndërsa po në Grupin A, në orën 17:00 ndeshen Holandë-Ekuador. Tani pritet me interes përballja e Grupit B që është ajo mes Anglisë dhe SHBA e që fillon prej orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.