Sport

KATAR 2022, Franca ekipi i parë që kualifikohet në raundin tjetër, Mbappe fenomen

Franca fitoi 2-1 me Danimarkën për grupin D të Kupës së Botës. Në “Stadiumin 974” në Doha, ka qenë Mbappe që me dopietën e tij kalon Francën në fazën e 1/8 me eleminim direkt.

Franca fitoi 2-1 me Danimarkën për grupin D të Kupës së Botës. Në “Stadiumin 974” në Doha, ka qenë Mbappe që me dopietën e tij kalon Francën në fazën e 1/8 me eleminim direkt, duke e bërë skuadrën e parë të kualifikuar pas dy ndeshjeve të para.

Sfida nisi në ekuilibër për dy skuadrat, që studiuan lojën e njëra-tjetrës. Me disa raste të pakonkretizuara, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në 45 minutat e dyta u shënuan tre gola, teksa ishte Mbappe që do zhbllokonte duelin në të 61 minutë.

Vetëm shtatë minuta pas golit të avantazhit, Christensen te Danimarka vendosi ekuilibrat për 1-1. Do duhej minuta e 86 e ndeshjes që Mbappe pas asistit të Griezmann do shënonte golin e dytë për francezët. Edhe pas gjashtë minutave shtesë skuadra e Deschamps mbajti rezultatin, për t’u bërë ekipi i parë në këtë Kupë Bote që kalon në fazën me eleminim direkt pas dy ndeshjeve të para.

Franca qëndron në krye të grupit D me gjashtë pikë, teksa pret Tunizinë në ndeshjen e fundit. Australia me tre pikë është në vendin e dytë, teksa Danimarka dhe Tunizia kanë nga një pikë. Për danezët ndeshja e fundit me Tunizinë është si një finale nëse duan të kalojnë më tej.

LIVE/ Francë 2-1 Danimarkë (Mbappe 61′, 86′ / Christensen 68′)

Formacionet zyrtare:

Franca: Lloris, Theo, Upamecano, Varane, Kounde, Rabiot, Tchouameni, Griezmann, Mbappe, Giroud, Dembele

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Nelsson, Maehle, Christensen, Höjbjerg, Lindström, Eriksen, Kristensen, Damsgaard, Cornelius

Pasó Mondial
Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.

Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!