Sport

Katar 2022, gazetarët serbë mbysin me pyetje Xhakën, revoltohet zëdhënësi: Pyetjet vetëm për Kamerunin

Në Konferencën për shtyp para ndeshjes me Kamerunin, kapiteni i kombëtares së Zvicrës Granit Xhaka, është bombarduar me pyetje nga gazetarët serbë, kombëtarja e të cilëve ashtu si në 2018 bën pjesë në të njëjtin grup.

Xhaka ka ruajtur qetësinë duke iu përgjigjur gazetarëve se ‘Serbia ka një kombëtare të fortë dhe me kualitet’.

Gjithsesi Xhaka nuk i është përgjigjur ngacmimeve, por ai që e ka humbur toruan ka qenë zëdhënësi për shtyp i Zvicrës, Arnold, i cili ka kërkuar që ta mbarojnë pyetjet për Serbinë, por të fokusohen te Kameruni, që është ndeshja e ardhshme.

Xhaka dhe Shaqiri, janë dy futbollistët të cilët festuan me shqiponjë në Botërorin e Rusisë, teksa shënuan në përmbysjen 2-1 të Zvicrës kundër Serbisë.

Pasó Mondial
Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.

Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!

Çdo ditë, 14:00