Sport

Katar 2022, shpërthen zjarri pranë stadiumit ku do të luhet Argjentinë-Meksikë

Autoritetet në Katar kanë konfirmuar se një zjarr shpërtheu të shtunën në një ndërtesë në ndërtim e sipër në një qytet të sapondërtuar ku një ndeshje e Kupës së Botës mes Meksikës dhe Argjeninës e cila starton sot në 20:00

Ministria e Brendshme e Katarit tha se zjarri filloi pak pas mesditës me kohën lokale në një ishull që është pjesë e qytetit të Lusail.

Zjarri ishte rreth 3.5 km nga stadiumi Lusail, teksa tifozët e Kupës së Botës grumbulloheshin midis dyqaneve dhe restoranteve të tij. Nuk raportohet për të lënduar.

Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.

Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!

Çdo ditë, 14:00