Sport

Katar 2022, sot nis faza me eliminim direkt!

Kupa e Botës në Futboll që këtë edicion zhvillohet në Katar sot fillon me ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë. Nga sot e deri të martën e ardhshme, 6 dhjetor, luhen tetë ndeshje, në oraret 16:00 dhe 20:00.

3 dhjetor

Holandë-SHBA ora 16:00

Argjentinë-Australi ora 20:00

4 dhjetor

Francë-Poloni ora 16:00

Angli-Senegal ora 20:00

5 dhjetor

Japoni-Kroaci ora 16:00

Brazil-Kore e Jugut ora 20:00

6 dhjetor

Marok-Spanjë ora 16:00

Portugali-Zvicër ora 20:00.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka siguruan fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi. Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshjen e fundit në grup përballë përfaqësueses serbe, duke u renditur e dyta, pas Brazilit, vetëm falë golaverazhit më të keq se “Seleçao”, që humbi 1-0 përballë Kamerunit.

Në stadiumin e Dohas u luajt një sfidë plot emocione, me përmbysje e ripërmbysje, por në fund festa ishte për helvetët, që festuan kualifikimin falë suksesit 3-2. I pari shënoi Shaqiri, por përkohësisht përmbysën rezultatin Mitroviç e Vlahoviç. Më pas erdhën golat e Embolosë dhe Freuler për rezultatin përfundimtar 3-2. Serbi-Zvicër 2-3 (Mitrovic 26′, Vlahovic 35’/Shaqiri 20’, Embolo 44′, Freuler 48′)

Në minutën e katërt shtesë pati një sherr masiv në fushë, me protagonist Granit Xhakën, i cili përplaset me disa serbë. Tensionet e prodhuara bënë që arbitri ta ndëshkonte shqiptarin me karton të verdhë e po kështu Milenkoviçin e Serbisë.

Në takimin tjetër, Brazili zhgënjeu ndaj Kamerunit, duke u mposhtur me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Aboubakar në minutën e dytë shtesë. “Seleçao” rrezikoi në fund të humbte edhe vendin e parë, sigurisht nëse Zvicra do të shënonte edhe një gol ndaj Serbisë.

Pas tre ndeshjeve në Grupin G, Brazili kualifikohet si i pari në grup dhe luan në fazëb e 1/8-ave me Korenë e Jugut, ndërsa po me gjashtë pikë Zvicra kalon si vendi i dytë e tani do të përballet me Portugalinë. Kameruni me katër pikë në vendin e tretë i dha lamtumirën eventit. Po kështu Serbia, që nuk arriti të merrte më shumë se një pikë.