Celebrities Gossip

Kate Middleton jep mesazhin e fortë për ndihmën që duhet t’u japim njerëzve me varësi të ndryshme!

Ylli televiziv Ant McPartlin shpjegoi se si problemet e tij me varësinë nga alkooli dhe droga arritën të zhduken pasi ai u tregoi vështirësitë që po kalonte shokëve të tij të ngushtë. Prezantuesi fitues i një sërë çmimeve bëri deklaratën e sinqertë teksa gjendej me Dukeshën e Kembrixhit, gjatë nisjes së sotme të fushatës së “Taking Action on Addicition”.

Kate Middleton chats to Ant and Dec and singer Tom Walker at the launch of a new addiction awareness campaign

Përpara një fjalimi, Mbretëresha e ardhshme, Kate Middleton, shpjegoi se shoqëria ka nevojë që të thyejë tabutë për të varurit nga gjëra të ndryshme dhe të merret më tepër me vështirësitë që ata përballen në të vërtetë.

Sa më shumë që flasim me të gjithë, dhe në fakt disa nga historitë sot, krijohet një ndjenjë faji dhe një sekret i fshehtë. Në fakt, sapo ju filloni të shpërndani historitë tuaja, kuptoni që ka kaq shumë njerëz që kanë përjetuar diçka të ngjashme me ju ose njohin dikë që e ka përjetuar.

Kate Middleton arrives at an event led by the Forward Trust

Duket se fjalët e Kate e prekën Ant, i cili edhe vetë ishte gjendur në atë situatë.

Unë gjeta veten këtu. Në kohën që unë kërkova ndihmë, ishte e vështirë dhe e keqe, por sapo ti hapesh me njerëzit, problemet zhduken dhe gjërat bëhen më mirë dhe ti ke ndihmë.

Kujtojmë se Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj Princ William shpeshherë bëhen pjesë e kauzave pozitive, që lidhen me njeriun në formë të drejtpërdrejtë, si në rastin konkret, apo edhe në formë të ndërmjetme, si për shembull në kauzat për mbrojtjen e planetit.

Kate became the patron of the Forward Trust in June