Celebrities Gossip

Kate Middleton kujton dhuratën e parë për Mbretëreshën Elizabeth!

Sezoni i blerjeve të Krishtlindjeve është duke nisur me njerëz në të gjithë vendin që kërkojnë dhuratat perfekte për të dashurit e tyre. Por nuk është gjithmonë një detyrë e lehtë, ose të paktën nuk ka qenë e tillë për Kate Middleton, Dukeshën e Kembrixhit, e cila nuk dinte se çfarë t’i blinte Mbretëreshës gjatë Krishtlindjeve të saj të para në Sandringham.

Kate pati një ide për një dhuratë më personale të bërë në shtëpi dhe duket se i pëlqeu shumë Madhërisë së Saj. Duke folur në një dokumentar për të shënuar ditëlindjen e 90-të të Mbretëreshës, Kate zbuloi se cila ishte dhurata e menduar.

Më kujtohet që isha në Sandringham, për herë të parë, në Krishtlindje. Isha e shqetësuar se çfarë t’i jepja Mbretëreshës si dhuratën e saj të Krishtlindjes. Mendova përsëri për atë që do t’u jepja gjyshërve të mi. Vendosa të bëja recetën e gjyshes sime për ‘chutney’. Isha pak e shqetësuar për këtë, por të nesërmen e vura re se ishte në tavolinë.

Ndërkohë, kur bëhet fjalë për blerjen e dhuratave për fëmijët e saj Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis, një ekspert mbretëror thotë se Kate dhe bashkëshorti Princi William do të sigurohen që fëmijët e tyre të mos jenë shumë të llastuar. Autori Duncan Larcombe thotë se familja do të festojë Krishtlindjet si një familje me pesë anëtarë, si dhe do t’i bashkohet festimeve më formale në Sandringham me familjen e William dhe do të kalojë kohë me familjen e Kate.