Sport

Kategoria Superiore, 90 minuta për të mësuar kampionen e re të Shqipërisë

Sot pasdite në orën 17:00 luhen ndeshjet Teuta-Apolonia, Vllaznia-Laçi, Bylis-Partizani, Tirana-Skënderbeu dhe Kukësi-Kastrioti. Në javën e fundit titulli i Superligës shqiptare varet nga tre ndeshje. Pretendetja kryesore është Teuta, që luan një sfidë të paragjykuar me Apoloninë, ndërsa më pas vjen Vllaznia që duhet të mposhtë me goleadë Laçin. Edhe pse minimale shanse për t’ia dalë ka edhe Partizani.

Kur kanë mbetur edhe 90 minuta për secilën skuadër, më pretendetja për titull është Teuta, e cila në Niko Dovana pret Apoloninë e rënë nga kategoria. Për këtë ka patur edhe paragjykime për tolerim.

Edi Martini, trajneri i Teutës: “Është një ndeshje që duhet të përgatitemi për të gjithë skenaret. Edhe për nervat, shpejtësinë e lojës, arritjen te goli. Është një ndeshje që në letër duket e lehtë, por ne duhet t’i bëjmë kujdesin maksimal dhe ta trajtojmë sikur po luajmë kundër një ekipi që pretendon titullin. Në këto rrethana neglizhenca nuk ekziston.”

Ndërkohë po aq pikë sa Teuta ka Vllaznia, e cila është pretendetja numër dy për titull. Shkodranët jo vetëm duhet të fitojnë kundër Laçit, por këtë duhet ta bëjmë të paktën me 2 gola.

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë thotë se do jetë një përballje e madhe për të gjithë Superligën. Megjithatë ne duhet të shohim ndeshjen tonë, pasi duhet ta luajmë për fitore. Duhet të tregojmë që jemi të bashkuar dhe pastaj kur të mbaroj do bëjmë edhe llogaritë e sezonit.

Ndërkaq, futbollisti i Vllaznisë Ardit Hoxha vlerëson se skuadrës i duhet një fitore me gola, por nuk mendon se Laçi e pranon këtë.
Gjithsesi ne duhet të bëjmë maksimumin dhe ta fitojmë, ndërsa pastaj të shohim kundërshtarin. Nuk duhet të futemi në lojë me mendimin për të shënuar sa më shumë dhe pastaj të bëjmë gabime.

Edhe pse minimale shanset për kampion i ka edhe Partizani pavarësisht se trajneri e përjashton kategorikisht. Të kuqtë në javën e fundit do luajnë kundër Bylisit në transfertë.

Ilir Daja, trajneri i Partizanit vlerëson se kjo ishte në fund, ishte goditja e fundit dhe në momentin e duhur për të nxjerrë jashtë gare.
Mendoj se po mos ta realizonin me Vllazninë java e fundit kundër Bylisit do të ishte skëterrë sipas paragjykimit tim.

Të gjitha këto përballje të Kategorisë Superiore do të transmetohen live në orën 17:00 në kanalet e Supersport të platformës Digitalb.