Sport

Kategoria Superiore, luhen sot dy sfida interesante

Java e 14-të e Kategorisë Superiore nis sot me dy sfida interesante. Në orën 18:00, në “Elbasan Arena” luhet Kukësi-Vllaznia. Verilindorët në krizë do të kërkojnë kthesën ndaj skuadrës më të mirë të këtij sezoni se siç dihet, Vllaznia e Thomas Brdaric, kryeson bindshëm Kampionatin me 9 pikë avantazh nga ndjekësja më e afërt. Po në orën 18:00, në “Niko Dovana” të Durrësit nis përballja Teuta-Bylis që do të transmetohet në Supersport 4 ndërsa Kukësi-Vllaznia, në Supersport 3.

Për tifozët kjo është një e premte ndryshe, pasi në 20:45 nis të luhet Lazio-Roma, i njohur si “Il derby della Capitale” e transmetohet në Supersport 4. Bashkë me të për herë të parë vjen dhe një derbi shqiptar, me Strakoshën e Muriqin që do të sfidojnë Marash Kumbullan. Në pjesën e parë të sezonit, verdhekuqtë patën ecuri më të mirë se bardhekaltrit. Pas 17 javësh, Roma pozicionohet e treta me 34 pikë ndërsa Lazio i 8-ti me 28. Dy derbit e fundit përfunduan në barazime 1-1.