Sport

Debat për formacionin, Nevil Dede largohet nga pankina

Tirana po përballet me Laçin sot por pa Nevil Deden në stol. Mësohet se para sfidës, Dede pati një takim me presidentin Refik Halili në ambientet e “Selman Stërmasit”, ku debatoi me numrin 1 të Tiranës e mori çantën duke u larguar nga Stadiumi. Ende nuk dihet nëse Dede u shkarkua nga stoli i kampionëve të Shqipërisë apo dha dorëheqjen.

Nëse do të kthehet sërish te Tirana apo nuk do të jetë më trajner i bardhebluve kjo mbetet për t’u parë gjatë orëve në vijim, ndërsa Tiranën në ndeshjen ndaj Laçit po e drejton Drejtori Sportiv Tefik Osmani.

Ndërkohë  java  e 16-të e Kategorisë Superiore mbyllet sot me ndeshjen Teuta-Partizani në 16:45 minuta  në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Ndeshjet transmetohen në “Supersport 3” në Digitalb.