Sport

Kategoria Superiore, mbyllen sot ndeshjet e Javës së 12-të!

Siparin e 2020-ës, Kategoria Superiore në Futboll e mbyll sot me ndeshjet e Javës së 12-të. Mes 5 sfidave në program në 13:45 minuta nisin të luhen Tirana-Vllaznia, Skënderbeu-Bylis, Apolonia-Kastrioti e Laçi-Partizani ndërsa takimi përmbyllës mes Kukësit dhe Teutës nis në 16:45.

Ky i fundit konsiderohet përplasje direkte për titull por kur është fjala për vëmendjen kryesore, atë e merr klasikja e futbollit shqiptar ndërmjet Tiranës e Vllaznisë pasi përballen kampionia në fuqi, me ekipin që kryeson bindshëm Kampionatin. Që të 5-ta ndeshjet do të transmetohen direkt në kanalet Supersport, në platformën Digitalb.