Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Love & Sex

Katër këshilla që ju nevojiten para se të bëni hapin e parë!

Ndonjëherë është mjaft e vështirë të bëni hapin e parë me dikë që pëlqeni. Edhe pse dëshira është shumë e madhe, ju ndoshta ndiheni të ndrojtur apo keni të tjera pengesa për të bërë diçka të tillë. Më poshtë keni katër këshilla që do t’ju nevojiten para se të bëni hapin e parë!

1.       Sinjalet janë të rëndësishme

Mos harroni që sinjalet që ju jep personi përballë jush janë shumë të rëndësishme. Nëse ai është i afërt me ju, tregohet miqësor dhe ju komplimenton, atëherë ai po ju jep sinjalin që është i hapur për flirtim. Kështu bëhet edhe më e thjeshtë për ju të bëni hapin e parë.

2.       Shkoni me rrymën

Ndonjëherë nuk duhet t’i analizoni gjërat në mënyrë të tepruar. Mjafton të shkoni me rrymën dhe të drejtoheni nga ndjesia e momentit. Kështu, do të jetë mjaft e lehtë për ju të bëni hapin e parë, pa e analizuar së tepërmi, por thjesht duke e ndjerë.

3.       Mos harroni humorin

Humori është shumë i rëndësishëm, ndaj mos harroni ta shtoni atë në çdo aktivitet të jetës suaj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për flirtim, apo për të bërë hapin e parë. Armën tuaj të fortë përdorni humorin dhe gjërat do të shkojnë në mënyrë perfekte.

4.       Mos kini frikë nga refuzimet

Shpeshherë hapi juaj i parë shkon keq sepse ju keni frikë nga refuzimet apo zhgënjimet. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë, pasi ju duhet të mendoni se kushdo e ka përjetuar të paktën një herë refuzimin. Kjo është diçka që ndodh në mënyrë të natyrshme, ndaj nuk duhet të keni më frikë nga një refuzim i mundshëm.