Health & Beauty Lifestyle

Katër modele thonjsh për besnikët e ngjyrës së kuqe!

Jeni fans i ngjyrës së kuqe? Dëshironi t’i bëni thonjtë pikërisht në këtë ngjyrë por nuk doni të përsërisni veten? Asnjë model nuk ju duket perfekt nëse nuk ka pak nuancë të së kuqes? Epo zgjidhjen jua sjellim pikërisht ne teksa ju tregojmë katër propozimet e modeleve të thonjve të cilat përmbajnë ngjyrën e kuqe.

1.       Të kuqe me shkëlqim

Opsioni i parë është ai që me siguri të gjitha ju e keni provuar të paktën një herë në jetë. Bëhet fjalë për të kuqen më shkëlqim kaq të dashur për ju. Mos mendoni kurrsesi se është bazike, thjesht ajo kurrë nuk del nga moda. Ndaj, e kuqja me shkëlqim është perfektja për këdo që adhuron thonjtë në ngjyrë të kuqe. Një model i përsosur për çdo periudhë të vitit!

2.       Të kuqe mat

Një tjetër opsion që ju sugjerojmë është e kuqja mat. Ngjyra juaj e preferuar, por për ata që nuk e duan shkëlqimin. Megjithatë, vëmendja nuk do t’ju mungojë, teksa vetë ngjyra tërheq të gjithë sytë tek duart tuaja. Ky opsion sugjerohet për të gjithë ata që duan të bëjnë thonjtë e kuq, por nuk dua të përsërisin veten.

3.       Të gjitha nuancat e së kuqes

Një model lozonjar dhe paksa ndryshe për të gjitha ato që dëshirojnë të mbeten te e kuqja. Mund ta filloni me të kuqen e errët nga gishti i madh ose e kundërta. Rëndësi ka të mbeteni te ngjyra e kuqe që kaq shumë dashuroni, por edhe të sillni një risi. Mos u çudisni kur të gjithë t’ju shohin tek thonjtë tuaj perfektë.

4.       ‘French’

Për të gjitha ato që dashurojnë ngjyrën e kuqe dhe madje dhe modelin ‘French’, ky është kombinimi perfekt. Forma mund të jetë e ndryshme, katrore apo në formë harku. Provojeni dhe me siguri do ta adhuroni këtë model thonjsh.