Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Horoskopi

Katër shenjat e Zodiakut që janë shoferë të tmerrshëm!

Ngarja e makinës është diçka që do zotësi dhe përqëndrim. Të gjithë mund ta mësojnë makinën sigurisht, por janë disa që janë shoferë të lindur e disa të tjerë që nuk ia ka idenë aspak ngarjes së makinës.

Dashi

Dashi është një shofer i tmerrshëm. Kjo shenjë impulsive dhe kokëfortë nuk i jep aspak mirë makinës, pasi fiksohet dhe nuk përqëndrohet të rregullat që duhet të ndjekë. Edhe nëse nuk ka aspak trafik në rrugë, përsëri kjo shenjë e horoskopit rrezikon të bëjë aksident.

Shigjetari

Një tjetër shofer impulsiv është shigjetari. Një shigjetar nuk di të ngasë mirë makinën, siç nuk di të parkojë lehtësisht gjithashtu. Problemi kryesor me një shigjetar, është se ka dëshirë shpejtësinë dhe është një shofer i paduruar.

Gaforrja

Ndryshe nga shigjetari, një gaforre nuk ka qejf shpejtësinë, por është një shofer shumë i ngadaltë. Kjo ndodh sepse ai është shumë kurioz, dhe ecën ngadalë që të zbulojë gjithçka në rrugë. Një gaforre mund të vonohet shumë për të mbërritur në destinacionin e duhur, pasi gjatë gjithë rrugës hutohet dhe shikon vërdallë.

Peshorja

Peshorja është një tjetër shenjë e Zodiakut që bën pjesë në këtë listë. Kjo sepse ajo është një shenjë mjaft e shpërqëndruar. Për shembull nëse e ka mërzitur një situatë e caktuar, ajo humbet përqëndrimin gjatë ngarjes së makinës. Ndërkohë që, edhe nëse është e lumtur përsëri ky përbën shkak për një shpërqëndrim të mundshëm.