Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Botë e Çuditshme Horoskopi

Katër shenjat më të ndrojtura të Zodiakut!

E keni menduar ndonjëherë se janë disa shenja të Zodiakut që janë më të turpshme se të tjerat?! Epo mësoni se pikërisht katër shenja janë paksa më të ndrojtura se të tjerat. Zbulojini ato, e ndoshta gjeni edhe veten te ndonjëra.

Gaforrja

Gaforrja është një nga shenjat e Zodiakut që gjithnjë dëshiron t’i bëjë të tjerët të ndihen mirë dhe të qetë. Por kjo shenjë e horoskopit është mjaft e turpshme dhe më shumë preferon të dëgjojë çështjet e të tjerëve sesa të flasë vetë. Gaforrja ka nevojë për kohë dhe durim që të ndihet e sigurt dhe të shfaqë vetveten.

Akrepi

Akrepat janë misteriozë dhe sekretë. Edhe pse ata janë nga shenjat më të fuqishme të horoskopit, ata gjithashtu janë të qetë dhe të turpshëm. Akrepat vendosin mure sepse në të vërtet kanë frikë se nëse hapen do të lëndohen. Akrepat janë nga shenjat më të turpshme të Zodiakut, ndaj edhe kur ata duken të ashpër e të pasjellshëm, qëllimi i tyre nuk është asnjëherë i keq. E vetmja gjë që duan, është të mbrojnë veten e tyre.

Bricjapi

Bricjapi njihet si një nga shenjat e horoskopit më serioze dhe të rezervuara. Por ajo që nuk dihet për të, është se gjithashtu ka shumë ndrojtje dhe turp. Bricjapi e ka paksa të vështirë të shfaqë veten në prani të njerëzve të rinj, por kur është i rrethuar nga miqtë ai mund të jetë shpirti i festës. Ndaj, e vetmja gjë për të cilën ka nevojë kjo shenjë e turpshme e Zodiakut, është të ketë pak kohë.

Peshqit

Peshqit njihen si një nga shenjat më të sjellshme të horoskopit. Ata janë gjithnjë aty për të dëgjuar, por kur është radha e tyre të flasin, gjërat komplikohen. Kjo shenjë e turpshme e horoskopit, e ka më të lehtë të shfaqë veten në mënyra të tjera, si për shembull përmes poezisë, artit e muzikës. Pra, peshqit nuk janë vërtet të turpshëm, thjesht kanë një mënyrë të tyre të veçantë të shfaqin veten.