Celebrities Gossip Showbiz

Katy Perry dhe Orlando Bloom festojnë ditëlindjen e 45-vjeçarit!

Ata janë një nga çiftet më të dashura dhe më të njohura të momentit. Bëhet fjalë për Katy Perry dhe Orlando Bloom. Së fundmi, Katy po kalon kohë larg në rezidencën e saj të re në Las Vegas. Por Katy Perry gjeti kohë për t’u rikthyer për festimet e ditëlindjes së të fejuarit të saj Orlando Bloom në Los Angels të mërkurën.

Bloom mbushi 45 vjeç të enjten dhe doli me Perry, për të festuar një ditë më herët. Dyshja, prindër të vajzës 1-vjeçare Daisy, u pa me miqtë në restorantin “Mother Wolf” në Hollywood. Dalja e tyre vjen pasi Perry shënoi ditëlindjen e 45-të të të fejuarit të saj Orlando Bloom me një postim të ëmbël në Instagram, duke përfshirë një mori videosh intime dhe gazmore.

Postimi i yllit të pop-it përfshinte një seri momentesh mes çiftit të dashur, duke i përfshirë ata në shtëpi, në pushime dhe në xhirimet e filmit të Orlando-s “The Outpost”, madje edhe një pamje të Katy duke ushqyer me gji vajzën e tyre Daisy.

Ndër klipet më intime ishte një video e Orlandos duke ushqyer Katy-n një hamburger teksa ajo i jepte gji vajzës së tyre Daisy Dove, ndërsa pamjet e tjera argëtuese shfaqën Orlando duke ecur rreth shtëpisë së tyre me një biçikletë. Kjo vjen pasi Katy ndau një sërë fotosh të hënën nga jeta e saj e re në Las Vegas, ku ajo po jeton përkohësisht.