Aktualitet

Kavajë, një e lënduar nga zjarri në një azil të moshuarish!

Një zjarr aksidental ra sot në një qendër për të moshuar në Kavajë, me pasojë një të lënduar, fatmirësisht në gjendje të lehtë. Ndërhyrja e zjarrfikësve çoi në shuarjen e flakëve.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.

Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Edhe më herët u raportua për një zjarr në Tiranë, pa të lënduar. Flakët përfshinë një banesë duke shkaktuar dëme materiale.