Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities

Keanu Reeves zbulon të vetmit të famshëm që i ka kërkuar autograf!

Asnjëherë nuk arrin që të jesh i famshëm kur vjen puna për të adhuruar idhullin tënd! Të paktën kështu është shprehur aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë publikun Keanu Reeves. Ylli i “Matrix Resurrections” mori pjesë tek rubrika “The Colbert Questionert” në “The Late Show with Stephen Colbert”, gjatë së cilës ai zbuloi se cilët dy të famshëm u ka kërkuar autografe.

E para? Lou Reed i “Velvet Underground. Ishte në një copë letre dhe ishte me bojë blu. Po, ishte mirë. Thjesht thoshte, ‘Lou Reed’.

Personazhi i dytë i famshëm që Reeves iu afrua nuk ishte askush tjetër veçse komediani legjendar George Carlin, me të cilin u shfaq në vitin 1989 në “Bill & Ted’s Excellent Adventure”.

Reeves dhe aktori i tij i Bill & Ted, Alex Winter morën pjesë në një bisedë në Zoom vitin e kaluar, e lidhur me publikimin e filmit të tretë të shumëpritur në seri, “Bill & Ted Face the Music”.

Vlen për t’u theksuar gjithashtu se vetëm dy muaj më parë, aktori i njohur kanadez Keanu Reeves u dhuroi nga një orë Rolex të gjithë dublantëve të “John Wick 4”. E tani duket se po e vazhdon këtë ‘traditë’.

Reeves njihet për dhuratat bujare që iu bën të gjithëve atyre që e rrethojnë. Kjo nuk përjashtohet as për ekipin e “The Matrix Resurrections”. “The Hollywood Reporter” ka zbuluar se Reeves ka shpenzuar bujarisht për miqtë, bashkëpunëtorët dhe anëtarët e tjerë të ekipit për të shijuar një eksperiencë luksoze për premierën në San Francisco të “The Matrix Resurrections”, e cila u zhvillua në Bay më 18 dhjetor të vitit të kaluar.