Celebrities Gossip Showbiz

Kejvina Kthella reagon ashpër në rrjete sociale pas akuzave për ‘Dubai Porta Potty’: “Nuk i toleroj më…”

Trendet e çuditshme të Tik Tok-ut nuk përbëjnë më çudi, në kohën kur gjëra të pazakonta e pushtojnë herë pas here.
Ditët e fundit, të shumtë ishin ata që u shokuan me një fenomen të pazakontë që po bën xhiron e platformave të rrjeteve sociale, veçanërisht Twitter-it. Ata më guximtarët që zgjodhën të klikonin linqet e shumtë të Dubai Porta Potty, me siguri u penduan për hapin e ndërmarrë. Janë të gatshëm të paguajnë deri në 1 milion dollarë, për të provuar mundësinë që t’iu defekojnë në fytyrë.

Kjo ka të bëjë me hedhjen e jashtëshqitjes në fytyrë, ku goja është tualeti.

E së fundmi, ka qenë Kejvina ajo që ka reaguar lidhur me këto akuza që i janë bërë në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar as video-t  ofenduese në rrjete sociale si TikTok apo Instagram. Me anë të disa Instastory-ve, Kejvina është shprehur e revoltuar ndaj tyre.

Po shyqyr që doli ajo tipja duke ngrënë m*t që të kishit me çfarë të merreni këto ditë! Ndërkohë me plot gojë e pa pikë turpi ju them na hëngshi m*tin të gjithave. Çdo portali që përdor imazhin tim e emrin tim me lajme të rreme, trillime thjesht për të mbushur faqet për ca klikime ju them publikisht që do ju hedh në gjyq! Nuk ju toleroj aspak më! 

Kejvina Kthella është një ndër modelet më seksi në vendin tonë edhe pse së fundmi nuk ka qenë më aktive me intervista apo televizion. Megjithatë, në Instagrami-n e saj, Kejvina poston vazhdimisht fotografi shumë sensuale dhe provokuese.

Siç ka bërë dhe së fundmi ku teksa ka shpërndarë disa foto ku duket me rroba banjo në poza jo pak provokuese.

Për një bukuroshe si Kejvina, kurioziteti nëse është apo jo në një lidhje është i madh. Shpeshherë është dyshuar dhe është përfolur për këtë pjesë, por dyshimet morën fund kur vetë modelja e publikoi atë në Instagram duke i mbuluar sigurisht portretin.

Mirëpo, së fundmi ajo jo vetëm ka fshirë postimin me të, por burime për Prive kanë treguar se i ka dhënë fund lidhjes dhe udhëtimi i fundit me mikeshat e saj në Dubai ishte një nga udhëtimet e saj pas ndarjes.