Celebrities Film & Tv Showbiz

Kelly Clarkson do të bashkëpunojë me yjet e famshëm të muzikës për të sjellë projektin e Krishtlindjeve!

Kelly Clarkson po e merr shumë seriozisht sezonin e ri festiv dhe po sjell frymën e festave! Para pak ditësh, këngëtarja njoftoi se do të jetë pjesë e ‘Kelly Clarkson Presents: When Christmas Comes Around’  me pushimet spektakolare dhe e gjitha kjo për muajin e ardhshëm.

E veçanta e kësaj do të jetë edhe pjesa që do të ketë mysafirë shumë specialë duke përfshirë këtu Brett Eldredge, Ariana Grande, Jay Leno, Melissa McCarthy, Leslie Odom Jr., Amy Poehler dhe Santa Claus.

Clarkson do të përfshijë gjithashtu disa ‘heronj’ të jetës së përditshëm të cilët do t’i befasojë me disa dhurata që edhe mund t’ju ndryshojnë jetën. Gjatë një deklarate të bërë së fundmi, ajo është shprehur se:

Njerëzit i festojnë festat në mënyra të ndryshme dhe ky është frymëzimi pas këngëve origjinale dhe klasikëve të kuruar që janë paraqitur në këtë shfaqje ‘speciale’. Pavarësisht se çfarë ndjen zemra juaj në këtë sezon festash, shpresoj që kjo orë t’ju sjellë gëzim dhe lumturi pikërisht aty ku jeni.

Uploaded image

Shikuesit mund të presin një skenë të krijuar për të evokuar tema të përjetshme të festave të Krishtlindjeve, të cilat do të frymohen edhe nga fuqia e këngës që ndryshon në një farë mënyre edhe këndvështrimin e shikuesve. Kjo shfaqje speciale dhe mesa duket majft e magjishe do të jetë e mbushur me meloditë klasike të festave dhe këngë të reja, origjinale nga Clarkson me albumin e saj në studio, ‘When Christmas Comes Around….’

Disa nga këngët që shikuesit mund të presin janë një duet “Santa, Can’t You Hear Me” me Clarkson dhe Grande, si dhe një interpretim i baladës “Marry Christmas”. Albumi i ri i Clarkson do të ketë gjithashtu një duet edhe me Chris Stapleton, të titulluar “Glow”.

‘Kelly Clarkson Presents: When Christmas Comes Around’ do të transmetohet të mërkurën, me datë 1 dhjetor, në orën 22:00, në ‘NBC’.