Celebrities Music Showbiz

Kelly Clarkson ndihet e vetmuar dhe e trishtuar! Ja se pse…

Këngëtarja e njohur amerikane Kelly Clarkson, pranoi se ajo ishte ndier vetëm, e humbur dhe e trishtuar teksa u shfaq për të performuar këngën nga albumi i saj të titulluar: “Kelly Clarkson Presents: When Christmas Comes Around”. Në një klip nga video, e cila fillimisht u transmetua në NBC të mërkurën mbrëma, këngëtarja 39-vjeçare tregoi ndjenjat e saj për publikun ndërsa performonte këngën “Merry Christmas (To the One I Used to Know)”. Clarkson e filloi performancën e saj duke u shprehur se ishte përballur me emocione të forta gjatë shkrimit të këngës së re, e cila shprehet se:

Do të jem e vërtetë me të gjithë. Kur shkrova këtë këngë, po qaja, gjë që ndodh edhe gjatë Krishtlindjeve.

Fituesja e “American Idol” më pas vuri në dukje se ajo ishte pjesërisht e frymëzuar për të shkruar këngën pasi u kujdes për vajzën e saj River dhe djalin Remington, përkatësisht shtatë dhe pesë vjeç. Ajo tha se:

Sapo i kisha vënë fëmijët e mi në shtrat dhe po merresha me këngën duke pasur një kohë vërtet të vështirë.

Këngëtarja vazhdoi të shprehej se ajo ka punuar në këtë këngë dhe është përpjekuar t’i ofrojë ngushëllim individëve që mund të mos kenë përvojat më të mira të Krishtlindjeve. Këngëtarja vijoi duke thënë se:

Ka qenë një vit vërtet i vështirë për shumë prej nesh. E shkrova këtë këngë për mua, por edhe sepse nuk ka shumë këngë festash për njerëzit që ndihen të vetmuar ose thjesht të trishtuar.

Ajo theksoi se një përjashtim i dukshëm ishte kënga klasike e Krishtlindjes nga Dolly Parton e titulluar “Hard Candy”, të cilën ne të gjithë e duam. Clarkson më pas e mbylli këngën me mbështetjen e një orkestre dhe ajo u emocionua pak para përfundimit të këngës.

Kelly Clarkson dhe Brandon Blackstock filluan lidhjen e tyre në vitin 2011. Çifti shpalli fejesën e tyre në muajin dhjetor të vitit 2012, në të njëjtin vit kur bënë debutimin e tyre publik si çift. Clarkson dhe Blackstock u martuan në vitin 2013, gjatë një ceremonie martesore që u mbajt në Tenesi. Këngëtarja njoftoi se ishte shtatëzënë në nëntor të atij viti, ku erdhi në jetë vajza e saj River.

Çifti zgjeroi familjen e tyre me ardhjen në jetë të djalit të tyre Remington, në vitin 2016. Sidoqoftë, ata njoftuan se po ndaheshin dhe po përgatiteshin për divorc në vitin 2020. Të dy u shpallën ligjërisht beqarë gushtin e kaluar dhe pritet të finalizojnë divorcin vitin e ardhshëm. Këngëtarja foli për divorcin e saj gjatë një interviste për “Sunday Today”, ku i tha Willie Geist se ishte ndjerë e detyruar të fliste për divorcin e saj. Ajo rrëfen se:

Nuk e di se si njerëzit e kalojnë këtë pa pasur një lloj daljeje, sepse është gjëja më e keqe ndonjëherë për të gjithë të përfshirët.  

Clarkson shtoi se përkeqësimi i situatës së saj martesore e kishte ngarkuar atë emocionalisht. Ajo theksoi se jeta e saj nuk është sekret dhe se ka qenë e vështirë për të këto 2 muajt e fundit.

Rikujtojmë se, këngëtaret e njohura Kelly Clarkson dhe Ariana Grande, sapo na bënë dhuratën më të bukur për këtë sezon Krishtlindjesh, një duet shumë i veçantë mes tyre. Që kur Ariana i’u bashkua sezonit të 21-të të “The Voice”, ajo ka kaluar shumë kohë me Kelly-n e cila është paraqitur edhe në emisionin “The Kelly Clarkson Show” dhe në disa performanca live.