Celebrities Gossip Showbiz

“Këlysha dëgjojeni me vëmendje…” Kujt i drejtohet Don Xhoni?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Mirëpo, që prej fillimit, reperi me këngët e tij shpesh nuk ka qenë edhe aq paqësor. Gjithashtu, Don Xhoni është përfolur edhe për zënkën me një tjetër reper, Finem me të cilin kanë hedhur shpesh thumba në rrjete sociale. Nuk dihet nëse posti i rradhës është për këtë të fundit apo për ndonjë person me të cilin Xhoni ka konflikt, megjithatë me anë të një Instastory reperi nuk i ka kursyer ofendimet, teksa në sfond ka të vendosur këngën e tij “Maffia”.

Klysha ngone kangën me vëmendje.

Rikujtojmë se para vetëm 4 ditësh, reperi dhe Loredana publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtetë. Vetëm kaq pak ditë pas publikimit, bashkëpunimi mes tyre numëron afro 4 milion klikime.