Celebrities Gossip

Këmbëngul se fytyra është plot me botoks, Jennifer Lopez ka disa fjalë për fansen

Disa ditë më parë diva e muzikës dhe e filmit Jennifer Lopez postoi një video në Instagram për të promovuar produktin më të ri të linjës së saj të kozmetikës.

Në këtë video ajo shfaqet krejtësisht pa make-up ndërsa flokët i ka të lagura sikur sapo ka dalë nga dushi. Kjo është një ndër ato herët e rralla kur 51-vjeçarja bën një postim ku duket e gjitha natyrale e megjithatë disa fansa kanë patur çfarë të thonë.

Disa prej tyre nuk i ka pëlqyer kjo pamje e J-Lo dhe janë shprehur se ajo hiqet kot si natyrale sepse në fakt ka bërë ndërhyrje estetike.

“A mund të them se vetullat dhe balli yt nuk lëvizin fare kur flet apo mundohesh të shprehesh me mimikë? Përfundimisht ke botoks madje shumë. Por ky nuk është ndonjë problem, unë thjesht shpreha mendimin tim.”

Këtij komenti Lopez i është përgjigjur në mënyrë mjaft pozitive dhe të zgjuar.

“Kjo është thjeshtë fytyra ime, po e përsëris pas 500 milionë herësh se kurrë nuk kam bërë ndërhyrje apo botoks. Pse nuk merr disa “JLO Beauty” që të ndihesh dhe ti mirë nën lëkurën tënde? Një tjetër sekret nga unë është ta shpenzosh kohën me pozitivitet, duke u sjellë mirë me të tjerët sepse kjo gjë të rinon.”