Film & Tv

Kemi një super lajm për adhuruesit e “Hocus Pocus”!

Producenti i “Hocus Pocus 2″ David Kirschner zbuloi se plani për një muzikal në Broadway i filmit është në punë. Producenti bëri të ditur lajmin gjatë podcastit “The Art of Kindness” të Broadway Podcast Network duke shprehur se:

Puna filloi para COVID-it. Ata po ndërtojnë një version Broadway të “Hocus Pocus”. Nuk jam vetëm unë. Janë kaq shumë njerëz që sollën në jetë “Hocus Pocus”. Duke nisur nga skenari i regjisorit Kenny Ortega dhe Mick Garris dhe tani një gjeneratë krejt e re po punon për të.

Vazhdimi i filmit risjell aktoret e njohura, Bette Midler, Sarah Jessica Parker dhe Kathy Najimy në rolin e motrave Sanderson. I vendosur 29 vjet pas ngjarjeve të filmit të parë, ‘Hocus Pocus 2’ sheh motrat e shekullit të 17-të të ringjallura pasi miqtë e shkollës së mesme ndezin qiriun Black Flame.

Ata nisin një aventurë krejtësisht të re. Përveç tre aktoreve, kasti përfshin edhe Sam Richardson, Doug Jones, Hannah Waddingham, Whitney Peak, Belissa Escobedo, Lilia Buckingham, Froyan Gutierrez dhe Tony Hale. Ndërsa fliste për ‘ET’ për vazhdimin, Richardson tha se përvoja e tij në filmin e ri ishte e pabesueshme.

Të gjitha zonjat janë kthyer për ‘Hocus Pocus 2’. Ishte kaq e pabesueshme të ishe në film dhe t’i shikoje ato duke vendosur përsëri kapelat e vjetra dhe duke qenë personazhet e vjetër, tre motrat.